Haradinaj: Do ta fuqizojmë si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë

E publikuar: 06/06/2017 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta fuqizojmë si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se që nga dita e parë në qeverinë e re reformatore do të fillojë me përgatitjet për avancimin dhe reformat institucionale për të fuqizuar si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë.

“Do ta fuqizojmë si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë. Që nga dita e parë në qeverinë e re reformatore do të fillojmë me përgatitjet për avancimin dhe reformat institucionale për të fuqizuar si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë.

Një prej reformave institucionale do të jetë Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH. BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, korrupsionit politik, ekonomik dhe administrativ. Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur normative për të realizuar reformat në këto fusha. Byroja Nacionale e Hetimeve do të jetë një prej reformave në kuadër të Pakos së Masave Ndër-Institucionale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. #KohapërFillimineRi”, ka shkruar Haradinaj.