Haradinaj: S’kam hequr dorë kurrë nga kulla e Çakorri

E publikuar: 24/03/2018 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kryeparlamentarin, Kadri Veseli kanë takuar sonte strukturat e UÇK-së dhe familjarët e dëhsmorëve.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se rruga e Kosova për liri ishte e gjatë dhe me plot sakrifica.

Ky është postimi i Haradinajt:

Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE.

Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë.

Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet.

Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak!

Lavdi te rënëve për liri!