Haradinaj – qytetarëve: Shihemi nesër në Gjilan (VIDEO)

11.12.2015 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj – qytetarëve: Shihemi nesër në Gjilan (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një videomesazhi publik iu ka drejtuar qytetarëve për ta mbështetur manifestimin e nesërme të partive opozitare në Gjilan, në kundërshtim të marrëveshjes për Asociacionin me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.
“Qytetarë të Gjilani dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Shihemi nesër”, thotë Haradinaj.

Ndërkohë, përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare në Gjilan, kanë njoftuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që manifestimi i datës 12 dhjetor të jetë masiv dhe dinjitoz.

Opozita manifeston nesër duke filluar nga ora 13:00 në sheshin para Teatrit të Qytetit të Gjilani, në kuadër të manifestimeve paqësore nëpër komunat e Kosovës.

Kjo është protesta e dytë në kuadër të manifestimeve nëpër komuna pas manifestimit në Gjilan.

“Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë veç kaparja për “Zajednicën”. Po ashtu, banorët e kësaj pjesë i kanë parë për së afërmi gabimet e Qeverisë së Kosovës në demarkacionin me Maqedoninë. Prandaj, qytetarët e Anamoravës nuk do të lejojnë që të shumëfishohen këto dëme, as përmes “Zajednicës”, e as përmes demarkacionit me Malin e Zi. Marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen menjëherë. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje”, thuhet në komunikatën e opozitës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë