Haradinaj për deklaratën e Limës: Kjo çështje është e kaluar

E publikuar: 27/05/2025 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka refuzuar të komentojë deklaratat e fundit të liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

I pyetur nga gazetarët rreth këtij zhvillimi politik, Haradinaj e ka quajtur çështjen jo-relevante.

“S’kam ndonjë koment, s’po më kujtohet asgjë… A keni ndonjë pyetje tjetër, kjo nuk është diçka relevante. Çdo gjë që lidhet me këta është e kaluar. Jemi para parlamentit. Jemi në bllokim të seancës. Sikurse e dini, ne në takt tonin si aleancë i kemi dhënë dy zgjidhje që mos të mbetemi të bllokuar siç kemi mbetur tash e sa kohë. Së pari kemi dhënë mundësinë të votojmë një kandidat të LVV-së, por që na bashkon me votë, kemi dhënë emra. Po ashtu, e kemi bërë edhe një veprim të dytë. ou kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të dalim nga kjo gjendje…”, tha Haradinaj.