Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sot ka vizituar qendrën Albi Mall, dhe fabrikën e këpucëve Solid në Suharekë.
Lideri i AAK-së ka premtuar se bizneseve do të fuqizohen dhe do të përkrahen për zhvillimin e Kosovës.
“Sot takova dy nga shumë sipërmarrësit e suksesshëm në vend, “Albi-Mall”, qendrën më e madhe dhe më moderne në vend, si dhe fabrikën e këpucëve “Solid”, në Suharekë. Bashkëbiseduam për sfidat dhe nevojat e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të tyre.U premtova se Qeveria jonë do të jetë partner i përkushtuar në përpjekjet e bizneseve që ato të rriten dhe të zhvillohen më tutje, të krijojnë vende të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Do të dëgjohet zëri i bizneseve, do të përkrahen për zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre dhe zhvillimin e Kosovës.Është kënaqësi të shohim sipërmarrës të tillë e të susksesshëm në vend, të cilët i japin shtytje të drejpërdrejt zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik në vend”, ka thënë lideri i AAK-së


















