Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë në takimin e sotëm mobilizues se tash e disa muaj vendi po pëballet me dy njerëz që e kanë shkel Kushtetutën dhe kufijtë, duke iu referuar kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit në ardhje, Hashim Thaçit.
“Këta dy njerëz e kanë kthyer Kosovën në zonë të pasigurt, pasi që nuk e votuan formimin e ushtrisë së vendit, por e arrestuan opozitë. Thaçi e Isa e kanë bërë Kosova vend të hajnisë e krimit. Këta janë dinak që kanë arritur të mashtrojnë njerëz dhe e kanë lënë qytetarin pa vend të punës, pa të ardhura dhe pa sigurim shëndetësor”, ka thënë Haradinaj.

















