Haradinaj: Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës

E publikuar: 28/02/2019 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Likoshanit dhe Qirezit, njofton Klan Kosova.

Haradinaj tha se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë.

“ Sot, kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008”.

“ Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.