Haradinaj komenton qëndrimin e Bekë Berishës për kryeparlamentarin: Shumë mirë ka thënë

E publikuar: 05/07/2025 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e bashkëpartiakut Bekë Berisha, i cili ka thënë se do të votojë cilindo kandidat të propozuar për kryetar të Kuvendit, nëse votimi do të jetë i hapur.

Haradinaj para fillimit të seancës konstituive ka lënë të kuptohet se është pro kësaj, porse ka përsëritur se janë të varur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, nëse kanë vullnetin për ta ndryshuar gjendjen.

Haradinaj: Mirë ka thënë Bekë Berisha

“Shumë mirë ka thënë. [Do të votoni pro?] Ta shohim”, tha ai.

Sipas tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë Albin Kurti, mund ta ndryshojë këtë gjendje.

“Ne jemi të varur nga ai që ka fituar më shumë në zgjedhje, Kurti dhe Vetëvendosje. E kam thënë edhe më herët, ai e ka ndarë mendjen me bë keq e më keq. Ne s’mund të ndryshojmë këtë gjendje pa të. Pra, ai mund ta ndryshojë këtë gjendje, nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar. Ne jemi për, kemi dhënë opsione”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për kërcënimin e sotëm për shpërthim me bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj: Iu besojmë institucioneve të drejtësisë

“Veç institucionet e sigurisë. Iu besojmë atyre, vlerësimit të tyre, atje merrni informata”, tha ai