Në një nga spotet e tij zgjedhore, Daut Haradinaj edhe njëherë rreshtohet ndër qytetarë. I thjeshtë, me i drejtpërdrejtë se kurrë, Dauti flet për lëvizje të lirë duke kërkuar që lëvizja e lirë fillimisht të garantohet si e tillë brenda kufijve te vendit.
Ndër deputetët më të zëshëm të mandatit të fundit parlamentar, Dauti ishte mjaft aktiv në foltoren e Kuvendit.
Duke qenë pjesë e opozitës mjaft aktive gjatë mandatit të kaluar, ai ishte ndër më të zëshmit në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kundër çështjeve me rëndësi për vendin.
“Kemi jep tokë e po thojmë livadhe private. Kom dhanë edhe vllazën e jepi prapë nëse është nevoja për këtë vend, por nuk është lufta për territore private. Keni nënshkru gabim, pranojeni”, shfaqet në video duke thënë Haradinaj në njërën prej mbledhjeve në Kuvend.
“Të shkojmë në çdo cep të botës, të lëvizim të lirë. Por ta shkelim njëherë tokën tonë deri në fund e të ju tregojmë fëmijëve tanë, që sot ata mund të lëvizin të lirë. Unë Daut Haradinaj, do jem zani yt”, thotë Haradinaj në përfundim të porosisë se tij për qytetarë.
Ish-deputeti nga radhët e AAK-së ka lindur më 1978. Edhe pse në moshë të re, ai ishte ndër të parët që iu është bashkuar thirrjes për luftë për çlirimin e Kosovës. Dauti ka të përfunduar studimet për drejtësi.


















