Haradinaj i druhet armatimit të Serbisë

17.07.2019 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj i druhet armatimit të Serbisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë sinjale të martën se i druhet një lufte të re me Serbinë. Sipas tij, qasja e një pjese të komunitetit ndërkombëtar në raport me dialogun me Serbinë shtron nevojën që Kosova të pajiset me armatim.

E ka thënë këtë, tek ka folur për kushtet që duhet përmbushur, përpara se të rifillojë procesi dialogues, i cili prej gati një viti ndodhet në ngërç.

“Ajo që ka kërkuar Kosova është shumë bazike. Ne kemi kërkuar një kornizë-marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, me elementet përcjellëse. Kjo kornizë-marrëveshje duhet të jetë korniza për të cilën ne negociojmë dhe s’ka tjetër përveç asaj që paraqitet. Hezitimi është që Serbia ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po thotë: nuk mund t’ia ngjitim emrin ‘njohje reciproke në kufijtë ekzistues’”, ka thënë Haradinaj. “Kjo po i bie që po na këshillojnë edhe neve që me ble mistrala, se Serbinë po e armatosin me mistrala”.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës e ka vazhduar edhe më tutje argumentimin.

“Për shembull, Serbia shumë po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë për sisteme raketore, e neve po na thuhet s’mund t’ia ngjesim emrin marrëveshjes se është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Çka të bëjmë ne pra?”, ka thënë ai. “Ne jemi shtet i pavarur. Ne nuk kërkojmë diçka tjetër në dialog, përpos njohjen reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, a është porosi për neve që edhe ne të armatosemi?”…

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

Këto janë tri marrëveshjet që u nënshkruan nga Rama, Zaev dhe Vuçiq

Valon Syla: Sondazhet janë tendenca për me rrejte që mi mbulu mbi 20 skandale të Qevrisë Kurti

Valon Syla: Sondazhet janë tendenca për me rrejte që mi mbulu mbi 20 skandale të Qevrisë Kurti

Rriten infektimet në botë me variantin Delta të COVID-19

Rriten infektimet në botë me variantin Delta të COVID-19

Vuçiq thotë se e mbështet 100% kryeministrin shqiptar, Rama: Ai do që unë të them pranoje Kosovën

Vuçiq thotë se e mbështet 100% kryeministrin shqiptar, Rama: Ai do që unë të them pranoje Kosovën