Haradinaj: “Frutex” një nga prodhuesit më të mëdhenj në Kosovë, suksesi i të cilës duhet të ndiqet edhe nga kompanitë tjera

E publikuar: 05/10/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për projektet zhvillimore të komunës, që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet për të cilat kryeministri Haradinaj premtoi mbështetjen e Qeverisë.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga kryetari Muharremaj, ka vizituar Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së re të eksportit, ku është pritur nga Presidenti i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, me bashkëpunëtorë.

LEXO EDHE:

Një histori suksesi prej vitesh për Shaqir Palushin (Video)

“Kjo kompani është shembull, suksesi i të cilës duhet të ndiqet edhe nga kompanitë tjera vendore. Kjo kompani prodhimet e veta i eksporton në vende të ndryshme të botës dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë. Kjo është një dëshmi e zhvillimit dhe e hapjes së vendeve të reja të punës. Andaj Qeveria do të jap përkrahje zhvillimit dhe zgjerimit të bizneseve të tilla”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Image may contain: one or more people, people standing, shoes and outdoor

Image may contain: 8 people, people standing

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 5 people, people standing, suit and outdoor