Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.
Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, po shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, duke shtuar se Tirana mezi po i kryen punët e veta.
“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka shtuar se deri tash janë fshehur pas ambasadave, por se ato nuk po duan të qeverisin me Kosovën.
Haradinaj thotë se janë detyruar të marrin vendime me kujdes, por që sipas tij, janë burime që burojnë nga Kosova.
“Në pafuqi Kosova me i kry punët e veta, e kishte legjitimu situatën për me marrë leje prej Serbisë dhe Mogherinit me i kry do punë të shtëpisë, kjo është gabim. Jemi fsheh është pas ambasadave, por ato nuk po duan me qeverisë më me Kosovën”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës.
“Ishte situata me Trepçën, e lënë gjatë pezull. Edhe zakonisht flitej qysh Trepça i sjellë 500 milionë profit në vit, pas një investimi prej 140 milionëve. Atëherë, për çdo vit, minimum për 20 vjet, i sjellë 500 milionë fitim, që i bie diku rreth 10 miliardë total”, ka thënë Haradinaj.
“Mirëpo thonin edhe që Serbia nuk e lejon, duhet me u marr vesh e me e pyet krejt botën. Me qenë andej kufirit, ish pyet Serbia ose Shqipëria ose Mali i Zi. Askush nuk po na pyet për veprimet e tyre, atëherë pse ne duhet të presim që krejt bota të na tregojë çfarë të bëjmë me Trepçën? Fatmirësisht e kemi finalizuar, Trepça është 100% Kosovë”, ka shtuar ai.