Haradinaj i del krah sipërmarrësve: Jeni heronjtë e vendit

E publikuar: 25/05/2017 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi në Pejë ka folur për ekonominë, duke thënë se Qeveria duhet t’ju japë përkrahje të madhe bizneseve dhe të jetë sa më afër tyre.

“Peja ka ditë me pri në ekonomi edhe në kohërat më të vështira, njerëzit e këtij vendi janë kthyer në fuqi ekonomike. Për disa që janë në nisje të biznesit e për disa që janë në mes të rrugës, ne do t’ju japim përkrahje”, ka thënë Haradinaj.

“80 mijë biznese i ka Kosova sot, sikur të kishim arritur me qenë në një tavolinë me ta dhe të kuptojmë çfarë ka bërë secili, do të ishte më mirë”, është shprehur ai.

“Kjo logjikë përfundon atë ditë që unë ja nisi punës, ne nuk kemi me punu larg ose ndaras, por në një tavolinë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klankosova.

“Në një tavolinë që na zë të gjithëve, do të bisedojmë me secilin që ka biznes, dhe kemi me e pa cila është detyra jonë”, ka shtuar ai.

“Do të rrugëtojmë bashkë”, është shprehur Haradinaj.

“180 mijë njerëz kanë tokë në Kosovë, 180 mijë njerëz kanë mundësi nëse Kosova i përkrah, që ia lehtëson atij të arrijë në treg, ka plot, janë x veprime që mundesh me e pru punën që prodhimi i këtij vendi me qenë më i lirë në treg”, ka thënë ai.

“Do të vendosim në një tavolinë, nuk jeni ju ata që duhet me ju sha, as me ju ardh marre, njerëzit e ekonomisë sot janë heronjtë e këtij vendi”, është shprehur ai.

“Nëse dikujt duhet me i ardhë marre ata janë politikanët, atyre duhet me ju ardhë marre”, ka thënë Haradinaj.

“Ekonominë keni me bo ju, e tash e mas e keni edhe një aleat, e ajo është Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar ai./Express/