Hapet lokali i parë Line Homewear, i veshjeve për femra

E publikuar: 30/09/2020 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hapet lokali i pare Homewear në tregun tone i cili ofron shitjen e veshjeve të përditshme dhe pixhamave për femra nga dy brende të njohura me kualitet të lartë, cilësi dhe stil të veçantë.

Sot është hapur Line Homewear, një biznes i ri i cili u krijua në kohë pandemie nga një grua e guximshme e cila sfidoi situatën e krijuar nga pandemia Covid 19.

Anita Rashiti Korqa është një ndërmarrëse e re e cila beson në ëndrrën e saj, edhe pse në kohë jo të lakmueshme për të bërë biznes, ajo mori guximin që ta lë punën në një kompani prestigjioze ku punoi për mbi 14 vite dhe të filloj realizimin e ëndrrës së kahmotshme, biznesin e saj përsonal.

Anita vjen nga një familje me traditë në biznes dhe beson se me punë, guxim, besim në sukses dhe dashuri ndaj punës që e bën, patjetër se rezultatet nuk do të mungojnë.

Për më tepër lidhur me Line Homewear mund njoftoheni në faqet në Instagram:
https://instagram.com/linehomewear?igshid=1a8fv9tn5wqj0

dhe në facebook:
https://www.facebook.com/Line-Homewear-111500337230236/

Ose në lokalin i cili gjendet në adresën:

Rruga B në Prishtinë.