Lajmet

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

10.08.2026 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Bedri Hamza është deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti sipas tij nuk ka qëllim që vendit t’i japë institucione.

 I pyetur se a ka pranuar ftesë për takim nga kreu i LVV, Albin Kurti, Hamza tha se nuk ka pranuar, duke thënë së s’ka pse të ketë ftesë, pasi që si parti e kanë dhënë qëndrimin e tyre.

 “Jo, s’kam pranuar ftesë, edhe për çka ftesë? Për çka me folë? Ne kemi bërë qëndrimin tonë të qartë, domethënë nuk ka qëndrim serioz, nuk ka qëndrim edhe nuk ka qëllim me i dhënë vendit institucione. Nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë, që kërkon që brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezulatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk jep emër, nuk e respekton Kushtetutën. Është situatë më shumë se serioze, nuk respektohet Kushtetuta e vendit, suspendohet akti më i lartë juridik, nuk respektohet demokracia. Futet vendi në një teren të panjohur në të kaluarën. Ne si Parti Demokratike e Kosovës jemi duke e diskutuar situatën, jemi duke i marrë veprimet e nevojshme. Veprimet do të jenë edhe ligjore, edhe kushtetuese, edhe demokratike në mbrojtje të rendit kushtetues dhe demokracisë në Republikën e Kosovës. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, kjo s’është dashur me ndodhë as tash. Asnjë arsye nuk ka, asnjë pengesë nuk e ka që me bërë propozimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, mirëpo këto janë puro kalkulime të tij politike në dëm të shtetit të Kosovës, në dëm të demokracisë, në mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Hamza.

I pyetur se a do marrin pjesë nëse thirret seanca konstituive ditëve në vazhdim, Hamza tha se veprojnë sipas interesave të vendit, duke theksuar gjuajtjen me vezë si mbrojtje të Republikës së Kosovës.

 “Ne jemi deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne veprojmë në përputhje me interesat e Republikës së Kosovës. Interesante është që këta kur gjuajnë me vezë, kur e gjuajnë me gurë, kur bëjnë ngjarje, janë në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Po në të njëjtën kohë kur këta i gjuan dikush me vezë, prapë janë në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Andaj, kjo është një situatë shumë serioze, jemi duke e trajtuar me seriozitetin më të madh. Ne jemi shumë të kujdesshëm, normalisht edhe të përgjegjshëm për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit kushtetues dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”, përfundoi Hamza./eo

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë