Hamza: Në qershor taksa të reja të sigurimit kufitar

20.05.2015 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamza: Në qershor taksa të reja të sigurimit kufitar

Brenda muajit qershor do të miratohen tarifat e reja të sigurimit kufitar, që do të jenë më të ulëta sesa ato që zbatohen aktualisht.

Kështu tha guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, gjatë raportimit të sotëm para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Para këtij komisioni raportoi sot edhe ministri i financave, Avdullah Hoti, rreth zbatimit të pakos së re fiskale. Ndërkohë, komisioni miratoi në parim projektligjin e ri të TVSH-së.

Bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë pas 1 korrikut të këtij viti ka gjasë të paguajnë tarifë të sigurimit kufitar më të ultë sesa që është aktualisht, tha guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza. Ai theksoi se deri tani nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, dhe derisa të arrihet një gjë e tillë, do të përdoren disa alternativa tjera.

“Brenda muajit qershor do të kemi tarifa të reja, më të vogla sigurisht sepse të gjitha analizat tregojnë se duhet të jenë më të vogla, dhe besoj që do të finalizohet marrëveshja që është duke u negociuar në Bruksel që zgjidh një pjesë të problemit dhe të hapen alternativat që ne të përdorim Kartonin e Gjelbër të ndonjë vendi të tretë, ose të kemi marrëveshje dypalëshe me shtetet veç e veç”, tha ai.

Anëtari i komisionit nga Vetëvendosja, Ilir Deda, shfaqi dyshime se procesi mund të zgjasë edhe shumë kohë.

“Ne jemi duke e diskutu për një kohë shumë të gjatë, nuk kemi kohë për arsyetim prej të tjerëve por është koha për veprim të përbashkët”, tha Deda.

Kryetari i komisionit, Naser Osmani, theksoi se nevojitet një mobilizim i përgjithshëm për anëtarësim të plotë të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër në Bruksel. Njëkohësisht sipas tij duhet të shikohen edhe alternativat tjera, që të krijohen lehtësi për bashkatdhetarët.

“Ne po shikojmë deri në shtator sa do të lëvizë kjo, nëse nuk lëvizë çështja e këtyre alternativave që i përmendëm, si komision funksional do të inicojmë ndryshimin e ligjit për këtë çështje”, tha Osmani.
Për 15 ditë të qëndrimit në Kosovë tarifa është 30 euro, kurse për 30 ditë 41 euro.

Sot para komisionit për buxhet dhe financa raportoi edhe ministri i financave, Avdullah Hoti, rreth ligjit të ri të TVSH-së. Sipas tij ndryshimet që parasheh ky ligj do të kenë ndikime pozitive të shumanshme.
“Nuk pres që do të ketë abuzime me normat e përshkallëzuara prej kësaj liste, pra norma 8 për qind për bukë, kripë, vaj përcaktohet në treg, por çmimet e rrymës, ngrohjes dhe ujit janë çmime të rregulluara”, tha Hoti.

Ndryshe komisioni e miratoi në parim këtë projektligj, dhe ia procedoi kuvendit për shqyrtim dhe miratim. /rtk/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së