Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se e përjeton sëmundjen e kancerit të gjirit bashkë me të prekurit, pasi ai shkruan se ‘si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve, por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur’.
Hamza thotë se me këtë sëmundje është përballur e motra e tij, dhe dha një mesazh kuraje për të prekurit.
“Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit. “Mos u dorëzoni asnjëherë!”, ishte porosia ime në konferencën e sotme “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”. Të gjithë të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, sigurime shëndetësore dhe këshillime profesionale psikologjike”, shkroi Hamza në Facebook.