Hamiti, Kurtit: Nuk harxhohen votat, mund t’i përdorin të njëjtat për Kuvend dhe qeveri

E publikuar: 27/05/2025 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar pretendimin e Albin Kurtit se i ka votat për formimin e qeverisë së re.

Ai ka bërë me dije se nëse Kurti i ka votat, atëherë ato do të duhej t`i përdorte edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ia ka rikujtuar Kurtit se votat nuk hargjohen.

“Mbasi nuk duan ta konstitutojnë Kuvendin, kandidatura e stërdështuar për kryetare të Kuvendit ia siguron Vetëvendosjes rezultatin e synuar. Po të mos ishte kështu, do t’i përdornin votat për Qeveri që po thonë se i kanë. Nuk harxhohen votat. Mund t’i përdorin votat e njëjta për të dyja institucionet: për Kuvend dhe për Qeveri”, ka shkruar Hamiti.