Haliti: Duhet me marrë pjesë çdo seancë

E publikuar: 09/08/2017 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka sugjeruar bashkëpartiakët e tij që të mos bojkotojnë asnjë seancën të Kuvendit.  Mirëpo, sipas tij, vendimin për mospjesëmarrje është në ‘duart’ e koalicionit ndërmjet tri partive, pra, PAN-it.

“Mendojë se duhet me marrë pjesë çdo seancë që thirret nga i ngarkuari (Adem Mikullovci v.j.) për vazhdimin e seancës deri në rizgjedhjen e udhëheqjes së Kuvendit. Sidoqoftë, versioni im mund të ndryshojë në qoftë se koalicioni PAN, kryesia e PDK-së bashkë me grupin parlamentar merr vendim tjetër”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Kurse, Haliti ka sqaruar se partia të cilën e udhëheq Kadri Veseli pritet që të mblidhet gjatë ditë së sotme dhe të marrë vendimin përfundimtar rreth vazhdimit të seancën konstitutive.

“Ne sot do të takohemi dhe do të shohim variantin si do të veprojmë nesër. Por, besojmë se duhet të jemi pjesë e Parlamentit dhe të jemi në seanca.  Megjithatë, nuk jam numërues i votave, numërues është kryesuesi bashkë me sekretarinë. Në përputhje me qëndrimin e PDK-së ne kemi vetëm një kandidat për kryeparlamentar, ai është z.Veseli dhe ne do ta mbështesim maksimalisht”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka thirrur për të enjten, më 10 gusht, në orën 10:00 vazhdimin e seancës së ndërprerë gjatë ditës së premte.

Derisa ftesa tashmë është dorëzuar edhe në Sekretarinë e Kuvendit.