Halil Matoshi: Albin Kurti asht deshmu guximtar ne Pozharevc

E publikuar: 06/04/2016 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti i njohur Halil Matoshi ka reaguar pas zerave qe po qarkullojne gjithandej, se Albin Kurti gjate qendrimit ne burgun e Pozharevcit ka pas tretman tjeterfare, ne krahasim me te burgosurit tjere. Matoshi ka bere nje status ne llogarine e tij ne Facebook, ku ka deshmuar te kunderten, transmeton Infosot.

Ja postimi i plote i tij:

Une jam nder kundershtaret ma t’zashem politik dhe konceptual te Albin Kurtit, ne shume aspekte.
Jam nder kritikuesit e tij ma t’rrepte, por edhe njeri qe ia shtrij doren kur e ka mire!
E kam marr n’mbrojtje poashtu edhe LDK-ne dhe liderin e saj kur kam vlersu se e kan mire ose kur kam menu se e drejta asht ne anen e tyne!
Porse ta akuzosh Zotni Kurtin se ka pase trajtim komod nga pushteti serb, asht mendesi thjesht e njerezve primitiv…
E kam pa dheta her matane grilave tek e shpienin per me e marr n’pyetje nga DB-ja famkeqe: Ecte guximshem dhe sypatrembun.
E kam taku n’ burg dhe ma shume asht shqetesu per fatin e atyne qe kishin mbetun brenda Kosoves gjate grahmave te fundit te fashizmit millosheviqian se sa per veten!
Jam deshmitar i gjalle, se Albin Kurti ne burgun e Pozharevcit (Serbi) e ka mbrojte Republiken e Kosoves me patriotizem shembullor dhe ma fort e ma denjesisht se qe e mbron sot LDK-ja ne Kuvend e ne Qeveri!
Akuza se kinse Kurti ka pase trajtim komod ne ate qe cilesihej si burg por ishte Kamp perqendrimi per rreth 3000 shqyptar Kosove asht politikisht e paqendrueshme dhe bahet per hakmarrje qe asht ves i te ligjve, moralisht e ulte dhe qytetarisht e papranueshme!