Hakmerret me të dashurin duke e ngjitur të zhveshur mbi letrat e depilimit (Foto+Video)

E publikuar: 14/04/2015 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë ka rënë pre e një hakmarrjeje të dhimbshme, pasi postoi në internet një video ku shtirej sikur e kishte futur qenin e së dashurës në lavatriçe. E dashura, Dominika Petrinova nga Republika Çeke, kishte shpërthyer në të qara kur i ishte bërë shakaja pa kripë për qenin e saj të dashur, ndaj vendosi të merrte hak.

Videoja qesharake tregon 27-vjeçaren që ngjit në një karrige letrat e depilimit. Ajo më pas fton të dashurin e saj Erik, i cili një ditë më parë kishte festuar ditëlindjen dhe i thotë se kishte një surprizë speciale për të ndaj duhej të zhvishej. Pasi i mbylli sytë, ajo mizorisht e uli atë në karrigen e makthit. Djalit iu deshën disa momente për të kuptuar se çfarë po ndodhte ndërkohë që Dominika qeshte me të madhe.

Ai ndryshon pamje kur e kupton se është i ngjitur nga gjenitalet në një karrige dhe fillon të bërtasë nga dhembja ndërkohë që përpiqet të çohet. Në fund ai e arrin një gjë të tillë, por jo pa lënë disa qime pas.