Haki Abazi parashikon fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit

E publikuar: 06/06/2017 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik Haki Abazi ka thënë se sfidë edhe për qeverinë e re do të jenë çështjet si Demarkacioni, Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Dialogu me Serbinë, dorëzimi i të akuzuarave nga Gjykata Speciale, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, ballafaqimi me bllokadën për njohjet ndërkombëtare, krijimi i ushtrisë me ndryshime kushtetuese, çështje këto që sipas tij e kanë sjellë vendin në situatën që jemi sot.

Abazi në një intervistë për “Gazeta Blic” ka theksuar se rezultati i koalicioneve të mëdha nga zgjedhjet e 11 qershorit është i ditur, por që sipas tij një gjë e tillë nuk e garanton formimin e shpejt të qeverisë.

Duke i komentuar aderimet në subjekte politike para hapjes së fushatës zgjedhore, i vlerësoi ato si jo të rëndësishme, pasi që sipas Abazit, dy apo tre emra të rijnë në listë nuk është se do të sjellin ndryshim të madh brenda për brenda elektoratit të cilësdo parti.

Gjatë kësaj interviste, Abazi ka folur edhe rreth prioriteteve qeverisëse të subjekteve politike, për të cilat me pesimizëm tha se mund të realizohen brenda një mandati qeverisës.

“Programet e partive politike janë listë e dëshirave dhe propozimeve dhe është joreale të pritet që të gjitha ato pozicione që janë në programe politike të realizohen brenda një mandati qeverisës. Në fakt vendi bëhet mirë vetëm atëherë kur ke parti politike që premton reforma të cilat do ta përjashtojnë nga qeverisja në mandatin pasuse sepse reformat duhet të jenë aq radikale e të thella në të gjitha aspektet e reformimit institucional e shoqërorë që impakti i tyre të ndjehet pas shkuarjes së qeverisë që ndërmerr këto reforma”, ka thënë ai.