Haki Abazi ia lidh mikrofonin me shirit të Policisë, Kusari-Lila detyrohet të bërtasë në Kuvend

E publikuar: 10/10/2024 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka lidhur me shirit të Policisë mikrofonin dhe foltoren gjatë kohës sa po fliste shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë kohës së fjalimit të saj, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërtitur: “Mos rrej, mos rrej”.

Më pas, Abazi ka lidhur me shirit mikrofonin.

“Në fakt, për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës jo vetëm shpifje, fabrikim, por edhe nxitje e cytje për urrejtje e linçim. Një ose dy argumente kryesore Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni me i pasqyruar edhe me atribuar bashkëpunimin e juaj me Listën Serbe e me i barazuar, prandaj po duheni me shkuar me shpifje. Aq shumë po ju mungojnë, se s’janë prezentë që 28 muaj, Lista Serbe nuk është në Kuvend. Në pamundësi për me i pasë ata, me iu ndihmu, duheni me fabriku. Thirrni bashkëpuëntorët, bashkëpronarët e Milan Radojiçiq për me iu fabriku material. A e dini ju që Slavko është i përndjekur prej Kosovës”, tha ajo me tone të larta të zërit.