Hajnat hyjnë në QMF, vjedhin krevatin dhe ilaçe

E publikuar: 11/11/2023 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Mjekësisë Familjarë më fshatin Shtraz të Kaçanikut, hajnat kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, hajnat kanë hyrë me forcë dhe e kanë hapur derën e objektit dhe rasti kishte ndodhur para një jave.

“Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar.”