Hahn: Thirrja e Vuçiqit për dialog të brendshëm, e mirëpritur nga BE-ja

E publikuar: 15/09/2017 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioneri i lartë për Zgjedhim dhe Politikë në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka thënë se nisma e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të nisur dialog të brendshëm për Kosovën, është gjë e guximshme dhe e mirëpritur nga perspektiva europiane.

Komisioneri Johannes Hahn tha se është hap i guximshëm nisma e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm me Kosovë, njofton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se debati publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi, është i mirëpritur nga BE’ja.

“Me rastin e nismës së presidentit Vuçiq për të nisur një debat të madh publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi, ai është shumë i mirëpritur, ka treguar guxim dhe realizëm”, ka thënë Hahn.

Këto deklarime, komisioneri i Bashkimit Europian, Johannes Hahn i bëri sot gjatë takimit që e pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.