Gucati kërkon dëshmi për shitblerje të certifikatave të veteranëve

E publikuar: 09/10/2017 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ftuar të gjithë ata që pretendojnë që kanë dëshmi që e lidhin atë me shitblerjen e certifikatave të veteranëve që të shkojnë dhe t’i dorëzojnë në Prokurorinë e Shtetit, në mënyrë që të nisin hetimet për të.

Ai tutje ka thënë se tashmë ka ftuar avokatin e OVL-së për të ngritur një kallëzim penal për shpifje ndaj Valentina Halitit, raporton KTV.

Haliti akuzoi Gucatin për shitjen e certifikatave të veteranëve të luftës me çmim prej 3 mijë eurosh.