
Më shumë se 510,000 pasagjerë janë prekur nga greva 24-orëshe në dhjetë aeroporte gjermane. Greva filloi në mesnatë. Më shumë se 3,400 fluturime pritet të anulohen brenda 24 orëshit në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Berlinit, Dyseldorfit, Bon/Këlnit, Shtutgartit, Leipzigut, Bremenit dhe Hamburgut.
Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt llogaritet se afërsisht 150 mijë pasagjerë nuk do të mund të udhëtojnë. Kjo grevë vlen edhe për fluturimet tranzit.
Sindikalistët kërkojnë rritje me 8% të pagave dhe të paktën 350 euro më shumë të ardhura mujore, shpërblime më të larta për punën në periudha presioni dhe tre ditë shtesë pushimi. Punëdhënësit deri më tani i kanë hedhur poshtë e tyre.