Greqia e njeh Kosovën gjatë vjeshtës

18.07.2015 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Greqia, përmes Kosovës, po i kthen borxhin Amerikës për përkrahjen që e ka marrë gjatë javëve të fundit gjatë përplasjes me Gjermaninë. Kështu e vlerësojnë afrimin e politikës greke ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi, që është vërejtur kohëve të fundit.

Ndërkohë, Qeveria e Serbisë, përmes Ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, ende presin sqarim nga Athina zyrtare lidhur me deklaratat se do ta përkrahin Kosovën.

E përditshmja serbe “Blic” në një shkrim thotë se si shkak i borxheve që kryeministri grek Aleksis Tsipras i detyrohet SHBA-ve, ka nisur menjëherë veprimi politik i Athinës.

Greqia obligohet që Europës t’i kthejë miliarda euro, ndërsa Amerikës borxhet politike do t’ia kthejë në mënyrë politike thonë analistë serbë.

“Mesazhi se qeveria e Greqisë do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtare, nuk është befasi. Athina me vite tregton me çështjen e Kosovës. Ata gjatë gjithë kohës flasin me Amerikën, nga të cilët, si dëmshpërblim i kanë kërkuar ndihmë rreth çështjes së Maqedonisë. Megjithatë, ndihmën që SHBA-të ia dhanë gjatë krizës me BE dhe Gjermaninë, grekët do t’ia kthejnë me një proces të përshpejtuar të njohjes së Kosovës”, thotë analisti politik Dushan Janjiq, transmeton lajmi.net.

Ai mendon se nuk do të kalojë edhe shumë kohë, kur Greqia ta njohë Kosovën.

“Do të pres edhe pak për ta parë edhe marrëveshjen e dytë të Brukselit dhe në vjeshtë do ta njohë Kosovën. Pres që këtë ta bëjë edhe Rumania e Sllovakia. Ndërsa Qipro dhe Spanja do të jenë më të përmbajtura rreth njohjes formale, por nuk do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB, por do të deklarojnë që vetëm do ta përcjellin politikën e BE-së”, ka shtuar Janjiq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë