Granit Plavës i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit me porosi të Naim Murselit

E publikuar: 01/12/2023 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli. Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Bazuar në raportimet e mediave, Plava dyshohet se është paguar 30 mijë euro nga Murseli për ta vrarë Liridonën.

Aktualisht sipas njoftimit të Prokurorisë të dy janë duke u intervistuar në stacion policor.

Liridona Murseli u vra të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Filliimisht ky rast ishte cilësuar nga policia si “Grabitje me pasojë vdekjen”.

Ndërkohë që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit ekzekutorit Plava që dyshohet se vrasjen e ka kryer me porosi të Murselit. /Express/