Në murin përforcues, te hidrocentrali Ibër – Lepenc, në Zubin – Potok është shkruar grafiti ISIS (shteti islamik), njofton TV Most, transmeton Koha.net.
Udhëheqja e komunës së Zubin Potokut me në krye kryetarin komunës Stevan Vuloviq, e ka dënuar në mënyrën më të rreptë këtë akt. Njëkohësisht ,ajo ka apeluar nga te bashkësia ndërkombëtare dhe tek organet e rendit që këtyre veprimeve t’iu jepet fund.
“Qytetarët e Zubin Potokut e meritojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e këto akte që shkaktojnë frikë nuk bën të ndodhin jo vetëm te ne, por askund në botë thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Zubin Potokut Sërgjan Vuçiniq.