Gorani ia përqesh Byronë Kurtit: T’u dashtë me bë kinse një ligj të mirë, e ka bo një bërllog të madh

E publikuar: 26/06/2024 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dukagjin Gorani, gazetar, ka komentuar në “Pressing” të T7 deklarimet e ashpra të ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese pasi kjo gjykatë rrëzoi ligjin për Byronë.

Gornai ka thënë se “Qeveria duke dashur me bë kinse një ligj të mirë, e ka bo një bërllog të madh”.

“Kjo qeveri t’u dasht me bë një gjë kinse të mirë, është shku e ka bë një bërllog aq të madh e është ardhur në situatë që Gjykatë Kushtetuese me ia bankrotu përpjekjen. E në anën tjetër Qeveria e sulmon Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Gorani.

Më tutje, ai ka përmendur faktin se Qeveria në një anë e quan Gjykatën Kushtetuese si “të kriminelëve”, dhe në anën tjetër ia zbaton vendimet më pas.

“Dorën zemër është edhe vepër penale më sulmu aq ashpër Gjykatën Kushtetuese dhe mendje me respektu vendimin e saj”, ka thënë ndër tjerash ai. /Gazeta Express