Google shtrëngon masat për shtojcat dhe aplikacionet e Chrome

E publikuar: 31/05/2019 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google prezantoi ditën e sotme rregulla të reja të cilat do të kufizojnë aksesin tek të dhënat e përdoruesve për shtojcat e palëve të treta në Chrome dhe Drive.

Tashmë e tutje zhvilluesit e shtojcave të Chrome duhet të kërkojnë të dhëna sa më minimale në mënyrë që aplikacionet e tyre funksionojnë.

Aplikacionet që lidhen me Google Drive si Pixlr dhe shumë aplikacione të nënshkrimit të dokumenteve do tu ndalohet aksesimin e të dhënave të përdoruesve.

Ndryshimet vinë si rezultat i Projektit Strobe, një audit që Google lançoi në Tetor për të studiuar sesi palët e treta përdorin të dhënat e përdoruesve.

Për më tepër Google do tu kërkojë shtojcave të Chrome të postojnë një politikë privatësie. Në të kaluarën Google u kërkonte këtë gjë vetëm një numri të kufizuar shtojcat. Ndërsa ndryshime do të përfshijnë shumë aplikacione, nuk aplikohen për 180,000 shtojcat e Chrome Web Store.

Afro 85% e tyre nuk kanë një politikë privatësie sipas një studimi të fundit. Aplikacionet që kërkojnë akses në Google Drive do tu kërkohet të marrin aprovimin e përdoruesve për çdo skedar që aksesojnë. Me pak fjalë aplikacionet duhet të kërkojnë leje saherë që duan të aksesojnë të skedar individual.

Rregullat e reja janë premtues por do të duhet kohë përpara se të hyjnë në fuqi. Vjeshta mendohet të jetë afati i fundit i implementimit të tyre. /PCWorld Albanian