Google prezantoi dy modele të reja të laptopit Chromebook Pixel

12.03.2015 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Google prezantoi dy modele të reja të laptopit Chromebook Pixel

Pasi mësuam për ekzistencën e një Chromebook-u të ri i cili ishte në proces zhvillimi muajin që shkoi, tanimë Google vendosi të na prezantojë zyrtarisht. Versioni i ri i laptopit Chromebook Pixel ka një dizajn të ngjashëm me atë të paraardhsit të tij me një pjesë të brendshme të përmirsuar ndjeshëm. Përveç kësaj laptopi ofron një kohëzgjatje baterie më të lartë dhe një çmim të ri. Chrombook Pixel do të kushtojë plot 999$, ky produkt është cilësuar si laptopi më i shtrenjtë i këtij lloji pavarërsisht se kushton më pak se paraardhësi i tij që u lançua para dy vitesh. Nëse keni para për të shpenzuar atëherë Google ju ofron dhe versionin pseudonimin Ludicrous Speed (LS) i cili do të kushtojë 300$ më shumë se versioni bazik si rezultat i komponentëve më cilësore që ka në përbërje.

Përsa i përket karakteristikave, laptopi zotëron një proçesor Intel Core i5, 8GB RAM dhe 32GB memorie. Ndërsa modeli LS ka një proçesor akoma më të fuqishëm Core i7, 16GB RAM dhe 64GB memorie. Nëse modeli LS nuk do të ekzistonte atëherë padyshim që Pixel do të ishte laptopi me sistemit operativ Chrome OS më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë. Versioni i parë i Pixel kishte një ekran me prekje dhe rezolucion 2560×1700 piksel, dhe në këtë linjë qëndron edhe modeli i këtij viti.

Kompania ka premtuar se bateria e laptopit Chromebook Pixel do të rezistojë deri në 12 orë dhe se mund të fitojë 2 orë jetëgjatësi me vetëm 15 minuta karikim. Një karakteristikë tjetër e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Pixel përfshin dy porta të reja USB-je, përveç atyre dy tradicionaleve, të cilat mund të përdoren për ta karikuar atë, për transferim të dhënash apo për ta lidhur me një monitor apo televizor. E vetmja gjë që mungon është një portë HDMI por që Google deklaron se porta e tipit C e USB mund të kryejë më së miri funksionalitetin e një porte HDMI-je.

Përmirësime të tjera të dukshme janë aplikuar në tastjerë, në kamerën që tanimë ofron një kënd më të gjerë dhe në ekranin me prekje. Kompania gjithashtu ka punuar dhe në pamjen e jashtme. Të dy këta versione të rinj të Pixel janë të disponueshëm për tu porositur që nga dita e sotme në dyqanin virtual të Google./pca/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çmimet e veturave të përdorura: Këto janë 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

Çmimet e veturave të përdorura: Këto janë 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

Nis punën kompjuteri më i fuqishëm në Evropë – Lumi kushtoi 200 milionë euro

Nis punën kompjuteri më i fuqishëm në Evropë – Lumi kushtoi 200 milionë euro

Vlera e Bitcoin bie nën 20 mijë dollarë

Vlera e Bitcoin bie nën 20 mijë dollarë

Snapchat po punon në një abonim me pagesë – mund ta shihni se kush i ka shikuar ‘storjet’ më shumë se një herë

Snapchat po punon në një abonim me pagesë – mund ta shihni se kush i ka shikuar ‘storjet’ më shumë se një herë

Interneti i shpejtë i Elon Musk së shpejti edhe në Kosovë

Interneti i shpejtë i Elon Musk së shpejti edhe në Kosovë

Njihuni me aeroplanin i cili mund të qëndrojë për muaj të tërë në ajër

Njihuni me aeroplanin i cili mund të qëndrojë për muaj të tërë në ajër

Adobe do të ofrojë një version falas të Photoshop për shfletues

Adobe do të ofrojë një version falas të Photoshop për shfletues

Elon Musk do të takohet për herë të parë me stafin e Twitter, punëtorët e kanë rastin t’i bëjnë pyetje

Elon Musk do të takohet për herë të parë me stafin e Twitter, punëtorët e kanë rastin t’i bëjnë pyetje

Apple me laptop të ri

Apple me laptop të ri

Metoda e re e mashtrimit në Whatsapp

Metoda e re e mashtrimit në Whatsapp

Telegrami jep informacione për përdoruesit

Telegrami jep informacione për përdoruesit

Versioni i parë syzeve AR nga Meta do të jetë vetëm për zhvilluesit

Versioni i parë syzeve AR nga Meta do të jetë vetëm për zhvilluesit

iPhone i ardhshëm mund të ketë një veçori që e kanë telefonat Android

iPhone i ardhshëm mund të ketë një veçori që e kanë telefonat Android

Samsung do ta ofrojë në treg telefonin Galaxy Z Fold 4 me 1 TB memorie

Samsung do ta ofrojë në treg telefonin Galaxy Z Fold 4 me 1 TB memorie

Google detyrohet të paguajë mbi 500 mijë dollarë për shpifje

Google detyrohet të paguajë mbi 500 mijë dollarë për shpifje

Anija kozmike “Shenzhou-14” lidhet me modulin bazë të stacionit hapësinor

Anija kozmike “Shenzhou-14” lidhet me modulin bazë të stacionit hapësinor