Google paralajmëron miliarda përdorues t’i përgjigjen këtyre sinjalizimeve të saj

E publikuar: 01/04/2024 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka paralajmëruar përdoruesit e saj që të mos injorojnë kurrë sinjalizimet e rëndësishme që synojnë t’i mbajnë llogaritë e tyre të sigurta.

Kjo për faktin se këto sinjalizime ndihmojnë në parandalimin e njerëzve të tjerë nga “përdorimi ose abuzimi” i llogarisë suaj, andaj rekomandohet t’u përgjigjeni menjëherë.…

Google do t’i dërgojë një përdoruesi sinjal vetëm në tri raste specifike, shkruajnë mediat e huaja.

E para është kur zbulon veprime të rëndësishme në llogarinë tuaj, për shembull nëse dikush e hap llogarinë në një pajisje tjetër.

E dyta është kur zbulon aktivitet të dyshimtë, për shembull nëse dërgohen një numër i madh i email-ave.

Dhe së treti, kur e zbulon se dikush po përpiqet të ndërmarrë një veprim si rishikimi i fjalëkalimeve të ruajtura.

Kur këto ndodhin, Google u kërkon përdoruesve të rishikojnë sinjalin që ajo e dërgon dhe mos ta injorojnë pasi kjo do të dërgojë në vjedhjen e të dhënave të ndjeshme të përdoruesit.

Ndryshe, për t’u mbrojtur nga sulmet kompania e lejon edhe ndryshimin e fjalëkalimeve. /Telegrafi