Google Maps tregon pjatat më të preferuara të restoranteve

E publikuar: 31/05/2019 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka vendosur që tu heqë përdoruesve të Google Maps shqetësimin e të provuarit të një restoranti të ri dhe të një pjate të re.

Kompania dërgoi një përditësim në Google Maps i cili përdorur inteligjencën artificiale dhe machine learning për të treguar pjatat më popullore dhe të preferuara në një restorant.

Mjafton të klikoni mbi një vend dhe në seksionin e përshkrimit do të shfaqen pjatat më të preferuara të njerëzve që vizitojnë restorantin ndërsa tabi i menusë zbulon opsionet më të diskutuara.

Nëse jeni kuriozë për të ditur më shumë rreth tyre, përzgjedhja e një pjate do të tregojë vlerësime dhe foto.

Funksioni është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Maps në Android. iOS duhet të presë për “muajt e ardhshëm.” Kurdo që të mbërrijë tek ju, keni për të qenë më konfidentë kur të provoni një restorant dhe ushqimin e tij për herë të parë. /PCWorld Albanian