Google Maps fillon raportimin e kamerave të shpejtësisë në 40 vende të botës

E publikuar: 30/05/2019 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google Maps ka filluar të adoptojë disa veçori ekskluzive për aplikacionin e navigimit Waze. Kompania konfirmoi debutimin e indikatorëve të limitit të shpejtësisë, kamerave të shpejtësisë dhe kamerave mobile të shpejtësisë në plot 40 vende të botës.

Lajmi është ekspansion i funksioneve të cilat ishin të disponueshme vetëm në një numër të kufizuar tregjesh. Google konfirmoi listën e plotë e cila përfshin: Australinë, Brazilin, Kanadanë, SHBA, Indinë, Meksikën, Rusinë, Japoninë, Andorrën, Bosnie Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Estonin, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Islandën, Izraelin, Italinë, Jordaninë, Kuvajtin, Letoninë, Lituaninë, Maltën, Marokun, Namibinë, Holandën, Norvegjinë, Omanin, Poloninë, Portugalinë, Katarin, Rumaninë, Arabinë Saudite, Serbinë, Sllovakinë, Afrikën e Jugut, Spanjën, Suedinë, Tunizinë dhe Zimbabvenë.

Pavarësisht risive të reja që po vinë në Google Maps, kompania nuk ka reaguar me shpejtësi që kur bleu Waze në 2013. Kompania ka zgjedhur të ruajë formatin e një platforme të gjerë e cila ndihmon njerëzit të gjejnë vende të rëndësishme si biznese apo reklamues që gjenden pranë.

Por vitin e kaluar filloi ti integronte funksionet e Waze një e nga një që nga raportimet e incidenteve tek kurthet e shpejtësisë. Lançimi i fundit është i disponueshëm në Android dhe iOS.

Përdoruesit Android jo vetëm që mund ti shohin kamerat e shpejtësisë por edhe ti raportojnë. /PCWorld Albanian