Google Duo vjen edhe në ueb

E publikuar: 26/02/2019 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google filloi ditën e sotme të lançojë një version ueb të shërbimit të komunikimit Google Duo. Aktualisht i disponueshëm në Android, iOS dhe Chromebook, shërbimi së fundi erdhi në ueb i shumë kërkuar prej përdoruesve.

Për të aksesuar shërbimin mjafton të vizitoni Google Duo. Nëse keni një llogari Duo dhe jeni kyçur me të, do të vëreni një kuti kërkimi për kontaktet tuaja që përdorin Duo.

Aktualisht aplikacioni funksionon në Chrome, Safari dhe Firefox ndërsa Microsoft Edge ende nuk mbështetet. Përdoruesit mund të kryejnë telefonata me zë dhe video por personi tjetër duhet të jetë i regjistruar për të pranuar thirrjet.

Shërbim i komunikimit me video të Google ka provuar të jetë më popullorë se jetëshkurtri Google Allo. Së fundi OnePlus zgjodhi që shërbimin ta integronte se platforma kryesore e video thirrjeve në telefonët e kompanisë.

Sa i përket Allo, Google konfirmoi ditën e djeshme se do të sjellë Google Assistant tek aplikacioni Android Messages përpara se të mbyllë një herë e mirë Allo. /PCWorld Albanian