Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar një gol shumë të bukur.
Rashica kaloi një lojtar dhe më pas goditi drejt portës dhe topi u ndal vetëm nga rrjeta.
Ky gol i Rashicës ndihmoi në fitoren 3:1 të ekipit të tij Vitesse kundër Go Ahead Eagles, njofton Klan Kosova.