Goditjet e munguara të kësaj merkatoje

01.09.2015 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Goditjet e munguara të kësaj merkatoje

Jo vetëm goditje të mëdha por edhe ëndrra të mbetura në sirtar. Ishte kjo ajo c’ka solli merkatoja e kësaj vere. Nëse shumë klube i realizuan objektivat e tyre madhorë kishte edhe nga ato ekipe që nuk përmbushën dot pritshmëritë e tifozëve. Vendin e parë përsa i përket goditjeve të munguara e mban Milani. Kuqezinjtë ëndërronin emra të tillë si Zlatan Ibrahimovic, Axel Witsel, Goeffrey Kondogbia, Jackson Martinez dhe Roberto Soriano por asnjëri prej tyre nuk u transferua te Milani. Vendi i dytë i takon Manchester United. Djajtë e Kuq edhe pse transferuan në “Old Trafford” disa emra sugjestionues humbën konkurrencën me Chelsea-in për të mbërritur te Pedro, ndërkohë që nuk arritën të transferonin dot në Premier League as dy prej objektivave të tyre kryesorë sulmuesin e Bayern-it, Thomas Muller dhe mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos.

Podiumi plotësohet me Juventusin. Bardhezinjtë të cilët humbën emra të rëndësishëm në këtë merkato si Pirlo, Vidal e Tevez nuk përfunduan dot me sukses bisedimet me Bayernin apo Schalken për të vënë në dispozcion të Allegrit një fantazist si Gotze ose Draxler duke u mjaftuar në fund vetëm me Hernanesin e Interit. Edhe Reali i Madridit nuk e realizoi dot goditjen e madhe pasi dështoi të transferonte në Madrid portierin spanjoll David De Gea. Interi nga ana tjetër edhe pse zhvilloi një merkato shumë cilësore nuk arrite të blente dot nga Manchester City, mesfushorin Yaya Toure ndërsa Bayerni në pamundësi për të marrë Angel Di Marian, i cili zgjodhi Paris Saint Germain-in për të vijuar karierën mori në ekip Douglas Costën nga Shakthar Dontesk që deri tani ka rezultuar një nga blerjet më të mira të kësaj vere./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)