Gjyqësori i pafuqishëm ndaj rasteve të korrupsionit

07.07.2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjyqësori i pafuqishëm ndaj rasteve të korrupsionit

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në përgjithësi është kritikuar si një sistem i korruptuar dhe se qytetarët nuk kanë besimin e duhur në ketë sistem për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme penale nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët shpesh është vlerësuar se nuk kanë qenë profesional, të paanshëm dhe të pavarur në marrjen e vendimeve dhe kryerjen e detyrave të tyre.

Për mos shqyrtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion, sistemi i drejtësisë është kritikuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shoqëria civile.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thonë se lufta kundër korrupsionit nuk është duke dhënë rezultate në asnjë drejtim.

“Momentalisht nuk kemi ndonjë aktakuzë kualitative ose nuk është bërë publike së paku ndonjë aktakuzë e fuqishme kundër zyrtareve të lartë. Në anën tjetër mos të flasim fare për gjykimet. Gjithçka bazohet në shifra dhe shifrat janë ato që flasin vet dhe ne i kemi marr të dhënat edhe nga prokurorit edhe nga gjykatat dhe ato dëshmojnë të njëjtën. Mendoj se po mungon një kurajo e përgjithshme, një guxim i përgjithshëm i prokurorëve që të ballafaqohen me rastet korruptive”, tha Preteni.

Lorik Bajrami nga Organizata për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”, mendon se problemi më i madh në Kosovë me rastet e dyshuara të korrupsionit qëndron te lëndët që kanë të bëjnë me nivelin e lartë politik.

Ai thotë se aty ku duhet të respektohet më së shumti ligji, aty shkelet në radhë të parë.

“Organizata “Çohu” ka hulumtuar mbi 12,500 lëndë që janë parashkruar, do të thotë lëndë që janë vjetërsuar dhe organet e drejtësisë nuk munden të bëjnë asgjë kundrejt tyre. Rrjedhimisht, nëse mbi 12,500 lëndë janë parashkruar dhe asnjë gjyqtarë nuk është ndjekur ose nuk është vu para drejtësisë për ta parë se pse ka ndodhur kjo, kjo tregon se ka një lloj mosndëshkimi brenda vet sistemit të drejtësisë”.

Kurse, drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rastet të cilat janë në gjykata dhe të cilat nuk caktohen për shqyrtim e që kanë të bëjnë me korrupsionin apo me neglizhencën, do të paraqiten para komisionit disiplinor.

“Vetëm këtë vit ne i kemi dërguar 15 raste që shumica prejt tyre kanë të bejnë me lejimin e parashkrimit ose neglizhencës në ushtrimin e funksionit gjyqësorë dhe neglizhencën e ushtrimit në funksionin prokurorial”, tha Prendrecaj.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të hënën ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave. Prej tyre, një ish sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, një drejtor i Departamentit Farmaceutik në Ministri të Shëndetësisë, një ish menaxher i Departamentit të Prokurimit në këtë ministri.

Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale: “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Korrupsioni në Kosovë mbetet njëri prej problemeve më shqetësues në shoqërinë kosovare, transmeton rel.

Mosmarrja e hapave të fuqishëm kundër korrupsionit, rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve, është thënë në një analizë të mëhershme të Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbi ndjekjet dhe gjykimet që kanë të bëjnë me korrupsion.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer