Gjykata Speciale pranë dështimit?!

11.03.2015 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata Speciale pranë dështimit?!

Koalicioni PDK-LDK edhe pse njihet si koalicion i numrave, do të ketë shumë të vështirë që ta kaloj projektligjin për Gjykatën Speciale në Kuvendin  e Kosovës. Për të kaluar këtë ligj nevojiten hiq më pak se 2/3 e votave të të gjithë deputetëve që i bie, hiq më pak se 81 vota.

Koalicioni aktualisht pa Listën Serbe i ka vetëm 75 vota. Mirëpo, nëse e marrim parasysh faktin që Lista Serbe do e votoj projektligjin për Gjykatën Speciale, atëherë janë gjithsejtë 84 deputetë që realisht i ka koalicioni.

Nga PDK-ja janë hiq më pak se gjashtë deputetë që mund të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate, që i bie se koalicioni nuk mund të siguroj më shumë se 79 vota, që s’janë të mjaftueshme për kalimin e kësaj ligji. Mirëpo, nëse kësaj i shtohet edhe fakti që disa deputetë të LDK-së, sidomos ndonjë nga të rebeluarit që të mos e mbështesin këtë projektligj, atëherë themelimi i kësaj gjykate do të bëhet e pamundur.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu edhe publikisht ka deklaruar se nuk do ta votoj themelimin e kësaj gjykate. Ajo ka thënë për Gazetën Blic se nuk ka ndryshuar qëndrimin për themelimin e kësaj gjykate.

“Qëndrimi im sa i përket Gjykatës Speciale tashmë dihet botërisht. Unë s’kam të shtoj asgjë më shumë rreth qëndrimit tim nga ajo që kam thënë e vepruar deri me tash”, ka thënë Musliu.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Fadil Demaku ka thënë se nuk do ta votoj themelimin e kësaj gjykate.

“Jo, nuk do ta votoj gjykatën. E kam thënë edhe më herët, dhe qëndroj prapa atyre deklarime”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

As Nait Hasani nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mos e votoj ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale. “Ne ende nuk kemi në Kuvend të Kosovës projektligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë Hasani shkurt për Gazetën Blic.

Ndërkohë, jozyrtarisht thuhet se kundër themelimit të kësaj gjykate do të votojnë edhe Azem Syla, Latif Gashi dhe Nuredin Lushtaku, duke e quar kështu në gjashtë numrin e deputetëve të PDK-së që do të votojnë kundër.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj edhe me deputetët e rebeluar të LDK-së, Vjosa Osmanin, Armend Zemajn e Anton Qunin nëse do ta votojnë projektligjin për themelimin e kësaj gjykate, mirëpo ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Merret vesh që Anton Quni, sipas të gjitha gjasave do të votoj kundër themelimit të kësaj gjykate.

As deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja nuk ka qenë i gatshëm që të përgjigjet nëse do të votojë pro apo kundër themelimit të kësaj gjykate.

Në anën tjetër, partitë opozitare LDK, AAK dhe Nisma tashmë kanë vendosur që do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ndërkaq, ka nisur konsultat me partitë politike opozitare, që t’i bind që të votojnë pro themelimit të kësaj gjykate, por që duket se nuk ia ka arritur.

Ndërkohë, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa para pak ditësh e ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Ky hap i qeverisë është mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje