Gjykata Speciale heton krimet janar 1999 – dhjetor 2000

12.05.2015 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata Speciale heton krimet janar 1999 – dhjetor 2000

Periudha kohore brenda së cilës janë kryere hetime nga Ekipi Hetues i Task Forcës Speciale është ajo që Bashkimi Evropian këmbëngul për juridiksionin e Gjykatës Speciale.

Bashkimi Evropian mbetet tek periudha kohore brenda së cilës ka kryer hetime Task Forca Speciale. Në këtë mënyrë juridiksioni i dhomave speciale do të përfshijë hetimin dhe gjykimin e krimeve, sipas raportit të prezantuar nga Clint Williamson.

Raporti përfshin hetimin e krimeve të kryera në periudhën midis janarit 1999 dhe dhjetorit 2000. Kjo gjithashtu ishte periudha që ish kryeprokurorja Carla Del Ponte kishte kërkuar zgjatje mandati të Tribunalit të Hagës, për të përfshirë edhe hetimin e krimeve të supozuara në këtë kohë, por që nuk ishte aprovuar. Tani pavarësisht kërkesave Bashkimi Evropian nuk preferon zgjatja apo shkurtim të kohës së juridiksionit të dhomave, përtej kësaj periudhe kohore.

“Dhomat speciale do të hetojnë krimet e kryera në këtë periudhë kohore që thuhet në raport. Diskutimet mes grupeve teknike të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve në Kosovë për legjislacionin po vazhdojnë. Megjithatë në këtë pikë sa i përket kohës ne nuk besojmë se do të ishte konstruktive më që të komentohen dispozita të veçanta ”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për Radio Kosovën.

Për më tepër Bashkimi Evropian po konsideron se raporti i Dick Martyt vazhdon të jetë një re e zezë mbi Kosovën dhe themelimi më i shpejt i Gjykatës Speciale do të ishte gjëja më e duhur, pa kërkuar gjëra të tjera.

“BE mbështet krijimin e gjykatës e cila në mënyrë efektive do të adresoj pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës. Prej se raporti është publikuar kjo re e zezë e akuzave vazhdon të rri e varur mbi Kosovën. Kjo po ushqen paragjykimet për Kosovën, që në fakt po kanë një efekt shumë negativ në perceptimet ndërkombëtare për Kosovën . Ka ardhur koha që të krijohet korniza institucionale ligjore, ku përgjegjësitë individuale në vend të asaj kolektive do të adresohen”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Kur u publikua raporti i Këshillit të Evropës në vitin 2011, disa nga zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës në atë kohë thanë se do ta padisin senatorin Dick Marty rreth pretendimeve të këtij raporti. Tani është vetë ish kryeministri Hashim Thaçi ai që po bën betejën kryesore për të bindur deputetët që ta votojnë këtë legjislacion.

Midis presioneve për përshpejtim dhe thirrjeve për mos votim , të mërkurën në Komisionit parlamentar për legjislacion do të diskutohen amendamentet kushtetuese për dhomat speciale. Ndërsa për projektligjin ende do të vazhdojnë përpjekjet për diskutime në 11 pikat kontestuese nga pala kosovare./express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht