Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

E publikuar: 26/05/2020 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë klientët e saj. Ky është vendimi i një gjykate federale të Kasacionit në Gjermani, në kuadër të procesit diselgate.

Konsumatorët sidoqoftë, janë të detyruar të zbresin kilometrat e përshkuar nga shumë në para që do të marrin. Sipas vetë Volkswagen, janë 60 mijë rastet e lidhura me skandalin. Procesi nisi me denoncimin e një pensionisti që në 2014 bleu një volksvagen Sharan, të përdorur, për 31500 euro dhe që kishte një motor dizel EA 189, pikërisht lloji që gjendet në qendër të skandalit të emetimeve, kur kompania kishte instaluar në plot 11 milionë makina softuerin e paligjshëm që manipulonte të dhënat. Denoncuesi kërkoi tia kthente makinën e tij volkswagenit dhe të merrte mbrapsht paratë që kishte paguar për ta blerë. Një gjykatë i kishte dhënë atij vitin e shkuar 26 mijë euro shpërblim për dëmtim me qëllim, duke zbritur nga shifra totale zhvlerësimin e përllogaritur nga përdorimi i makinës.

Të dyja palët në çështje kishin bërë apel në kasacion deri në vendimin e të hënës. Edhe pse ai i shqyrtuar në Karlsruhe është një rast i vetëm, është e qartë që gjykata të ndryshme rajonale do ti referohen atij duke i dhënë udhë çështjeve të tjera ligjore ndaj volkswagenit. Vetë kompania përllogarit se përballet me rreth 60 mijë padi ndërsa dhjetëra e mijëra shoferë kanë arritur marrëveshje me të. “Ky është fillimi i vërtetë i dieselgate”, thotë avokati i pensionistit sipas të cilit do të ketë një shumëfishim të rasteve të ngjashme në gjykata madje edhe në adresë të kompanive të tjera që prodhojnë automobilë./tch/