Gjuriq: Me Prishtinën bisedojmë për ta stabilizuar krahinën tonë jugore

09.12.2015 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjuriq: Me Prishtinën bisedojmë për ta stabilizuar krahinën tonë jugore

Fakti se kapitulli i parë të cilin Serbia do ta hapë me BE-në është i ndërlidhur me Kosovën, nuk do të thotë se anëtarësimi dhe dialogu me Prishtinën duhet të përzihen, thotë Marko Gjuriq.

Në konstatimin se Brukseli këtë tashmë e ka përzier, shefi i Zyrës për Kosovën, për B92 ka thënë se është bindje e gabuar se për Beogradin negociatat me Prishtinën janë të rëndësishme vetëm për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian.

“Jo, ato,janë të rëndësishme për stabilitetin e brendshëm, për stabilitetin në vetë krahinën jugore, por edhe për pozitën njerëzve tanë në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se si do të rrjedhin bisedat rreth kapitullit 35 meqë dialogu është i bllokuar, Gjuriq është përgjigjur:

“Kapitulli 35 nuk do të duhej të shërbente si zëvendësim për dialogun Beograd- Prishtinë, por si diçka për verifikim të asaj që arrihet në dialog. Nëse nuk arrihet asgjë, atëherë nuk ka se çfarë të verifikohet”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se klima e përgjithshme në Kosovë ndryshon përmes dialogut në Bruksel qëllimi kryesor i të cilit është stabiliteti, por, ka shtuar, se pala tjetër nuk po e bën punën e vet.

“Tash e tri vjet po përsërisim se politikanët shqiptarë nuk po u qasen në mënyrë konstruktive negociatave, sepse në to janë vetëm pse i ka detyruar bashkësia ndërkombëtare dhe për shkak se përmes pranisë së Brukselit sigurojnë pozicione”, ka thënë Gjuriq, i cili, ka akuzuar se “pas sulmeve kundër serbëve në Prishtinë fokusi është orientuar në anën e gabuar.

“Në vend se fokusi në Prishtinë të jetë te sulmet, në medie po flitet se incidentet janë inskenuar, se pas tyre qëndrojnë shërbimet serbe ose vetë serbët e Gorazhdecit. Është e qartë se kjo s’është e vërtetë, fjala është për ekstremizëm e ne konsiderojmë se bëhet fjalë për terrorizëm”, ka thënë Gjuriq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan