Gjuriq- përfaqësuesve të EULEX-it: Të merren masa për stabilizim të situatës në Kosovë

E publikuar: 19/04/2017 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq sot në Beograd ka mbajtur një takim urgjent me përfaqësues të lartë të EULEX-it në lidhje me siç thuhet sulmet gjithnjë e më të shpeshta mbi serbët dhe kërcënimet e hapura të dhunës që vijnë nga qarqet ekstreme politike dhe fetare në krahinë.

Ai gjatë takimit me përfaqësues ndërkombëtar ka kërkuar që të merren masa konkrete vendimtare për të parandaluar rrezikimin e sigurisë së njerëzve dhe pronës dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve të sigurisë në Kosovë, thuhet në një njoftim të zyrës së tij, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.