Gjuriq nga SHBA i del në mbrojtje djalit të Vuçiq, pasi u faktua se shoku i tij ishte në sulmin terrorist në Banjskë

E publikuar: 09/10/2023 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj faktit të vërtetuar tanimë nga autoritetet e Kosovës së shoku i djalit të Vuçiqit ishte në sulmin terrorist ndaj policisë në Banjskë.

Në një postim në X ai këto faktime i ka quajtur “të rreme”, duke thënë se kanë një qëllim vicioz.

“Në një seri tjetër lëvizjesh të regjimit të Albin Kurtit në shkallët e përshkallëzimit – zyrtarët më të lartë të regjimit kanë vënë në shënjestër Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke bërë akuza të rrepta të rreme me qëllim të denigrimit të mëtejshëm të Serbisë dhe duke delegjitimuar qeverinë e saj”, ka deklaruar Gjuriq.

“Sot, forcat e Kurtit hipën në një ambulancë dhe penguan dërgimin e mjeteve jetike në një objekt mjekësor. Dje kanë kryer fluturime stërvitore të dronëve vrasës mbi Gjakovë, duke vazhduar kështu grumbullimin e paparë të forcave speciale të Kurtit në veri të Kosovës për të 20-tin muaj me radhë, në kundërshtim me nenin 9. të Marrëveshjes së Brukselit”, përkujton Gjuriq.

Sipas Gjuriq, Kurti dëshiron largimin e serbëve nga Kosova.