Gjuriq: Kurti njihet si burim i jostabilitetit

E publikuar: 25/03/2022 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, thotë se Albin Kurti tashmë është njohur në qarqet politike si “problem dhe burim i jostabilitetit”, kanë transmetuar mediat serbe.

“Jam i bindur se lëvizjet e fundit për të përshkallëzuar situatën do t’i kthehen si bumerang. Ai tashmë po njihet si problem dhe burim destabiliteti, si një person shkatërrues me të cilin është e pamundur të negociosh dhe atë madje edhe në qarqe politike që janë miq tradicionalë dhe mbështetës të idesë të së ashtuquajturës Kosovë e pavarur”, tha Gjuriq.

Ai ka shtuar se Kurti është afër kalimit të “vijave të kuqe”, dhe se veprimet e tij janë drejtpërdrejt kundër përfundimeve dhe kërkesave të Quintit.

“Pas konsultimeve të presidentit Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, pastaj me përfaqësuesit e Quintit, si dhe me partnerët e tjerë të Serbisë në Këshillin e Sigurimit, dhe mbi të gjitha me Kinën dhe Federatën Ruse, kemi mundur të shohim se Serbia e zhvillon politikën e saj në koordinim me përfaqësuesit e fuqive të mëdha. Në të njëjtën kohë, veprimet e Kurtit shkojnë drejtpërdrejt kundër kërkesave dhe përfundimeve të Quintit, pra SHBA-së , Britanisë së Madhe, Italisë , Francës dhe Gjermanisë dhe Kurti e po udhëheq lojën e tij i izoluar dhe i vetëm. Ai nuk mund të ketë mbështetje të hapur. Ai thotë publikisht se nuk dëshiron të zbatojë marrëveshjet. Jam i bindur se Kurti është shumë afër kalimit vijave të kuqe, e më pas mund të presim lëvizje konkrete që do ta ndalonin sjelljet e tij”, tha Gjuriq.