Gjuriq: Beogradi s ‘ka partner për biseda me Prishtinën

E publikuar: 13/10/2017 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në panelin e Forumit për Siguri të Beogradit është ankuar se Serbia nuk ka me kë të flasë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, transmeton Koha.net

“Ka muaj që nuk kemi partner për dialog dhe implementim. Tani jemi në ajër dhe varemi nga mëshira e tyre (Kosova) që të emërojnë dikë i cili do të merrej me këtë”, ka thënë ai.

Ai, siç njofton rts, ka theksuar se është koha që gjatë kërkimit të zgjidhjes për Kosovën të fillohet me marrjen para sysh se çfarë duan shqiptarët dhe çfarë duan serbët në Kosovë.

“Nuk jam i sigurt nëse gjatë viteve të shkuara kjo zgjidhje qenë e njëjtë për serbët e për shqiptarët. Ai ka thënë se për serbët Kosova është krahinë autonome, për shqiptarët e për në pjesë të botës Kosova është shtet, ndërsa popullata atje nuk e është e kënaqur me këtë status pasi një pjesë e madhe e shqiptarëve e duan atë pjesë të Shqipërisë e ndërsa serbët e duan pjesë të Serbisë”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se pak kush është i kënaqur me këtë status.

Ai në vazhdim ka thënë se normaliteti në Kosovë do të thotë ekonomi më e mirë, më shumë vende pune dhe më pak papunës.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Prishtinën në këto qëllime nga të cilat dobi kanë dy palët”, tha Gjuriq duke përfunduar se “normaliteti nuk është marrja me statusin porse kushtet më të mira për njerëzit

Zyrtari serb i për Kosovën ka thënë të mos jetë i sigurt shqiptarët do të ndalen me pavarësinë e Kosovës e si shembull ka marrë atë që Shqipëria ka emëruar shqiptarë nga Kosova, ndërsa Hashim Thaçi ka kërkuar për kosovarët pasaporta të Shqipërisë .