Gjuhën me armë në Mitrovicë, një person i plagosur (Video)

E publikuar: 05/05/2017 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në lokalin “Check In” në Mitrovicë është plagosur një person. Kjo ka ndodhur pasi ka pasur gjuajte me armë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë rast për Express. Ata kanë treguar se në këtë vend është gjetur edhe një armë.
“Informacioni fillestar është se në atë lokalë ka pas të shtëna, dyshohet për një person të plagosur. Policia janë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë”, ka thënë për Express, Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e regjionit të Mitrovicës.

Nuk dihet cila është gjendja shëndetësore e viktimës edhe pse është duke u trajtuar.(Video)