Kryetarja aktuale e Gjakovës dhe kandidate nga Alternativa për një mandat, Mimoza Kusari-Lila dhe kundërkandidati i saj, Ardian Gjini nga AAK debatuan me akuza e kundërakuza në Magazina Lokale në Klan Kosova.
Shkak i debatit u bë përmendja e një pompe të benzinës që është lejuar të ndërtohet në afërsi të një shkolle, e që sipas Kusari-Lilës, leja është dhënë kur Gjini ishte Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gjini krejt këtë e ka quajtur “gënjeshtër”.
“Ftoj publikisht Inspektoriatin, Ministrinë e Mjedisit dhe të gjithë që të verifikojnë se kush e ka dhënë atë leje. Është gënjeshtër puro që Gjini ka dhënë leje për atë pompë të benzinës”.
“Me përgjegjësi të plot thërras të gjithë që të hulumtojnë për lejen që është dhënë”
Por Kusari-Lila ka dhënë se ajo ka fakte për këtë akuzë ndaj kundërkandidatit të saj.
“Ne ja publikojmë nesër lejen, leja ekziston. Jemi marrë që në vitin e parë të qeverisjes me format e tërheqjes por ka qenë e pamundur”.
“Degradimi i mjedisit ka mbetur shtyllë e Aleancës”.
Por Gjini ka pasur kundërpërgjigje sërish.
“Kusarit-Lilës, edukimi jashtë vendit asnjë shenje nuk ia ka lënë, sepse atje mësohet se gjërat nuk përgjithëson, tregohet kush e ka bërë e pse e ka bërë”.
“Aleanca është një parti politike më e madhja në Gjakovë, në të cilën gjysma e kolegëve tu kanë ardhur, edhe prej AKR-së edhe prej Alternativës”, i është drejtuar Gjini, kundërkandidates së tij, Kusari-Lilës.

















